46
Në Shqipëri kryejnë aktivitet njëmbëdhjetë banka, të cilat kanë bashkërisht asete në masën 1.96 trilionë lekë [rreth 19 miliardë euro]. Bankat më të mëdha në vend sa i përket aseteve janë BKT, Credins, Raiffeisen dhe Intesa San Paolo Bank.
Normat e interesit në ekonomi u rritën me synimin për të luftuar inflacionin. Sipas teorisë, kur BSH rrit interesat bazë, interesat e kredive dhe të depozitave rriten, duke diskurajuar kreditorët të marrin borxh dhe duke nxitur kursimtarët të depozitojnë, duke ulur sasinë e parasë në qarkullim dhe rrjedhimisht, duke ftohur kërkesën për mallra e shërbime dhe duke ngadalësuar rritjen e çmimeve.
“Bankat shqiptare shënojnë rekord nga rritja e interesave” – sipas BIRN ata kanë fitim 280 milionë euro në një vit
by mona22222