©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Çerenecit – Peshkopi po vijojnë me ritme të shpejta.
Zv.kryeminsitrja njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektojë punimet dhe sipas saj ky segment, plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më shumë distancën mes Dibrës dhe Tiranës.
Balluku tha se Dibra është bërë pjesë e guidave turistike, dhe me investimet në infrastrukturë, siç është dhe tuneli i Murrizit, pritet të ketë një zhvillim të madh ekonomik.
Në dy kilometrat e parë të kësaj vepre ka nisur hedhja e shtresave të para asfaltike, ndërsa po vijon puna në pjesën tjetër të saj. Përmes kësaj ndërhyrjeje shkurtohet distanca me afro 2.5 kilometra, krahasuar me rrugën ekzistuese, Maqellarë-Peshkopi.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com