Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe drejtues i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me kryetaren e Bashkisë së Fairview Violeta Berisha në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Balla thekson se Violeta Berisha është e para shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq e rëndësishme.
“Kjo është një arritje jo vetëm e juaja personale, por është një arritje e të gjitha grave dhe vajzave shqiptre, sepse ju jeni e para vajzë dhe grua shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq të rëndësishme në SHBA. Ke bërë krenar jo vetëm familjen tënde, por ke bërë krenarë të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet dhe vendet ku jetojnë”, thekson Balla.
Gjatë qendrimit në SHBA, ministri Balla do të zhvillojë takime me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.