Balancuesi për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të etnive në instituicione drejt avancimit, apo tjetërsimit në ligj për përfaqësim të drejtë. Profesori universitar Hasan Jashari, i cili arsyeton zanafillën dhe ecurinë e zbatimit të këtij mekanizmi, thotë se tjetërsimi në kornizë ligjore do të duhet të siguroj përfaqësim të drejtë.
“Mendoj se balancuesi në të ardhmen duhet të përfshijë aspekte ligjore të cilat do të garantojnë barazinë e të gjitha etnikumeve drejt posteve, drejt administratës publike, drejt njësive të specializuara të policisë apo të atyre institucioneve të cilat kanë të bëjnë me paratë, bankat apo financat, ku atje shqiptarët janë më të paktë, me qëllim që ata në mënyrë të drejtë dhe të barabartë të jenë të përfaqësuar në përputhje me numrin e popullsisë gjatë regjistrimit”, u shpreh profesori universitar Hasan Jashari.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë nga 5 deri më 30 shtator 2021 rezultoi që shqiptarët rezident të jenë 24.30%. Sipas Ministrit për transformim dixhital Stefan Andonovksi referimi në këtë shifër do të jetë hapi i parë derjt heqjes së balancuesit, ndërsa pastaj me ligj do të bëhet ndryshim i metodologjisë së përfaqësimit.
Sipas zëvendës kryeministrit të parë Izet Mexhiti nuk bëhet fjalë për shfuqizim, por avancim të balancuesit në ligj. Profesori universitar Hasan Jashari thotë se metodologjia e punësimeve duhet të jetë më e saktë.
“Ligjet apo rregulloret e ardhshme të kenë disa paradigma që nuk i ka patur Marrëveshja e Ohrit, që të shihet si janë regjistruar ata njerëz në regjistrimin e popullsisë, pastaj si janë shkolluar, a e dijnë gjuhën shqipe, do të thotë si paraqiten në rrethin ku jetojnë, a paraqiten si shqiptarë, apo vetëm duan ta zënë vendin e punës. Mendoj se në të ardhmen duhet që të gjenden zgjidhje të cilat, pjesëmarrjen apo përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në RMV duhet ta ngrenë në një shkallë më të lartë, pra të kemi kualitete të reja”, theksoi Jashari.
Edhe në raportin e skriningut të Komisionit Europian për klasterin e parë thuhet se balancuesi nuk përmbush më synimet dhe ai gjatë zbatimit mund të dëmtojw parimet e meritës, efektivitetit dhe përfaqësimit të drejtë dhe të ndikojnë në pavarësinë e institucioneve kur zgjedhin punonjësit e tyre sipas nevojave.
Balancuesi ishte parashikuar të parandalojë diskriminimin, por që heqja e tij u aktualizua me deklarimet e rrejshme të qytetarëve sa i takon etnisë gjatë punësimit.
Popullsia rezidente sipas deklarimit të përkatësisë etnike:
58.44% – Maqedonas
24.30% – Shqiptar
3.86% – Turq
2.53% – Rom
0.47% – Vlleh
1.30% – Serb
0.87% – Boshnjakë (TVM2)
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com