Avokati: Hajredin Kuçi është i lirë, bastisja në shtëpinë e tij nga Specialja e kundërligjshme
by mona22222
Avokati kosovar, Emrush Kastrati, në një intervistë në FRONTAL të T7 e ka cilësuar si të kundërligjshme bastisjen e shtëpisë së Hajredin Kuçit, meqë ish-ministri i Drejtësisë është avokat i licencuar nga Haga dhe ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit.
Kastrati në këtë intervistë ka thënë se pas bastisjes që ka ndodhur në shtëpinë e Kuçit, ky i fundit është i lirë dhe s’është ndërmarrë asnjë masë ndaj tij.
“S’guxon të bastiset shtëpia e avokatit që është avokat i klientit të tij. Unë kam informacione, sot jam dëgjuar në mëngjes, në mënyrë indirekte përmes miqve të z. Kuçi, ai është i lirë dhe s’ka pasoja juridike tani për tani”, ka thënë avokati kosovar.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com