Skuadra e famshme kosovare, FC Vushtrria ka zyrtarizuar në radhët e veta si trajner, Armend Dallkun.
Ish-mbrojtësi i Kombëtares, do të drejtojë Vushtrrinë në Ligë ne Parë, me objektiv rikthimin në elitën e futbollit kosovar. Kujtojmë që Dallku, sezonin e shkuar drejtoi Dukagjinin në elitën e futbollit kosovar, ku bëri mjaft mirë.
Postimi i plotë:
“Ditë historike për klubin futbollistik FC Vushtrria, me zyrtarizimin e Armend Dallkut si trajner, së bashku me ndihmësit e tij. Gjithashtu, sponzori kryesorë Shaip Mikullovci, dhe Naser Imeri.
Kryetari i komunës Ferit Idrizi në ditët në vijim në kuvendin komunal do të zgjedhin Presidentin e klubit dhe stafin menaxhues. Këto ndryshime të rëndësishme janë zyrtarizuar së fundmi.
Klubi bardhë e kaltër ka njoftuar gjithashtu për disa transferime të reja nga jashtë vendit, me të cilat kanë arritur marrëveshje.
Mikullovci dhe Imeri ndërmarrësit e suksesshëm janë parë si shpresa e fundit për të arritur suksesin, pasi që klubi ka vite që po përballet me rezultate të dobëta dhe mungesë në elitën e futbollit kosovar.”