©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Lojtarët e Partizani po kalojnë një mbrëmje gazmore mes tyre sonte. Është Tedi Cara që ka shpërndarë një video përmes rrjeteve sociale ku mbrojtësi Sembene këndon shqip. Atmosfera shfaqet festive te Partizanit pas barazimit pa gola përballë Tiranës, ndërsa në prag është ndeshja me Egnatian.
Sembene po kalon një periudhë të mirë këtë sezon. Ka fituar vendin e titullarit, teksa dhe trajneri Veselinoviç e sheh si zgjedhje të parë për qendrën e mbrojtjes.
Kujtojmë se takimi me Egnatian luhet ditën e premte në orën 16:00. Sfida zhvillohet në Rrogozhinë dhe është e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com