Zëvendësministri i Brendshëm, Astrit Iseni mbrëmë gjatë debatit për interpelancat në Kuvendin e Maqedonisë, teksa po argumentonte punën e tij pas akuzave për lëshime gjatë festës së 28 Nëntorit, tha se ai dhe familja e tij janë të dëshmuar në patriotizëm.
Madje tha se ka dashuri më të madhe për flamurin sesa i gjithë Fronti Europian, bashkë me “plakun matuf”, që sipas situatës siç u përdor, fjalën e kishte për Ali Ahmetin e BDI-së.
“Sa e dua unë flamurin kombëtar…Atë e kemi dëshmuar dem baba dem familja ime, brez pas brezi. Po t’ju mbledhim të gjithë Frontin Europian, bashkë me “plakun matuf”, do të garantoj se e dua më shumë se gjithë Fronti Europian”, tha Iseni në fjalimin e tij.
Mirëpo, në rrjetet sociale ka fotografi nga 17 dhjetori i vitit 2020, ku shihet Iseni duke u fotografuar me liderin e integristëve Ali Ahmeti.
Fotografi të realizuara me rastin e 26 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, me ç’rast kryetarit të BDI-së iu nda çmimin Doctor Honoris Causa.