Agjentët e BKH-së u paraqitën sot në mesditë rreth orës 14:00 në ambientet e zyrave të bashkisë së Tiranës për t’i komunikuar kryebashiakut Erion Veliaj masën e sigurisë ‘arrest me burg’ dhe për ta shoqëruar me makinën e tij drejt Bllokut të Sigurisë, në rrugën Mine Peza”. Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur ‘arrest shtëpie’ për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Burime: Në total janë firmosur 5 masa sigurie.
Agjentët e BKH-së u paraqitën sot në mesditë rreth orës 14:00 në ambientet e zyrave të bashkisë së Tiranës për t’i komunikuar kryetarit të bashkisë vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Më pas me makinën e tij Veliaj u shoqërua drejt bllokut të sigurisë, në rrugën Mine Peza” në Tiranë.
Burimet nga GJKKO bëjnë me dije se me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur në total 5 masa sigurie, nga të cilat 3 me ‘detyrim me paraqitje’, arrest shtëpie’ për bashkëshorten e tij Ajola Xoxën dhe ‘arrest me burg’ për Erion Veliajn.