Durim Bami, i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, është arrestuar ditën e sotme (12 Qershor) në Dubai.
Ai është vendosur në pranga me qëllim ekstradimin në vendin tonë. Ndaj tij rëndojnë akuza për vepra të ndryshme penale, nga sigurimi i kushteve për të kryer vrasje, tek grup i strukturuar kriminal dhe kultivim narkotikësh.
Ndaj tij, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
“Sot ne date 12.06.2024 eshte arrestuar ne Dubai me qellim ekstradimi drejt vendit tone shtetasi Durim Bami datelindja 29.10.1979 pasi Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, me vendimin Nr.49 Date 15.05.2024, ka caktuar masen e sigurise “Arrest me burg”, per kete shtetas per veprat penale; “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndeve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet, 80, 284, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal.
Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone”, thuhet në njoftim.