Arrestohet hajni që vodhi një motoçikletë në kryeqytet, rezulton person i kërkuar edhe nga gjykata
by mona22222
previous post
Para një jave ishte raportuar për vjedhjen e një motoçiklete në kryeqytet, ndërsa të enjten pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar i dyshuari dhe i njëjti është arrestuar, transmeton IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se i arrestuari rezulton person i kërkuar nga organet e drejtësisë. Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Në lidhje me rastin e ndodhur më 7 dhjetor 2024, është raportuar se të enjten është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur e kishte vjedhur një motoçikletë. I njëjti pas intervistimit është verifikuar dhe ka rezultuar person i kërkuar nga gjykata dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com