Janë arrestuar tre persona në Pejë, nën dyshimin se kanë kryer disa vepra penale si vjedhje, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve si edhe sulm. Vepra këto të kryera në Rajonin e Pejës dhe në Gjakovë.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, stacioni policor Pejё, më 27/28.11.2024, ka arrestuar tre persona tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale: Vjedhje, Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve dhe Sulm, vepra tё kryera nё Rajonin e Pejёs dhe nё Gjakovё. Pas njё pune intensive tё hetuesve dhe njёsiteve të tjera tё stacionit policor nё Pejё, ёshё arritur arrestimi i tyre, tё cilёt janё recidivist tё shumё veprave penale dhe dy nga tё dyshuarit kishin urdhër arrest aktiv. Pas intervistimit nga hetuesit, tё dyshuarit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, pёr tё vazhduar me procedura tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.