Dy shtetas të Turqisë, një burrë dhe një grua, janë arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi kishin prezantuar pasaporta franceze false.
“Aeroporti i Prishtinës 06.12.2024 – 14:00. Një i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë është arrestuar për arsye se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve ka prezantuar një pasaportë franceze në emër të një personit tjetër që dyshohet se është e falsifikuara. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Aeroporti i Prishtinës 06.12.2024 – 14:00. Një e dyshuari femër shtetase e Turqisë është arrestuar për arsye se e njëjta gjatë legjitimimit të dokumenteve ka prezantuar një pasaportë franceze në emër të një personit tjetër që dyshohet se është e falsifikuara. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është sekuestruar, ndërsa e dyshuara pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim