Shtatë persona janë arrestuar në Resinoc të Lipjanit, pas një rrahje, e cila ka ndodhur mes tyre. E gjitha kjo ka filluar pas një mosmarrëveshje në rrjete sociale. Policia raporton se gjatë rrahjes është përdorur dhe thika ku si pasojë dy persona kanë marrë lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
“Resinoc, Lipjan 25.11.2024-22:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale, janë rrahur mes veti 7 persona të dyshuar meshkuj/kosovarë. Gjatë rrahjes është përdor edhe një thikë ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë. Të dyshuarit e tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë