Autoritetet serbe raportohet se kanë arrestuar të dy persona nga Podujeva.
Ata dyshohet se u arrestuan në territorin serb dhe dyshohen se ishin duke prerë dru.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë bërë të ditur se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi i ka dërguar kërkesë formale Qeverisë serbe për të konfirmuar rastin.
“Në lidhje me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, i ka dërguar tashmë Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë kërkesë formale për ta konfirmuar rastin si dhe ofruar detajet tjera relevante, përfshire identitetin e personave të arrestuar si dhe lokacionin ku janë duke u mbajtur”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
MPJD tutje ka theksuar se lidhur me këtë është i njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Beograd.
Ministria shton se në momentin e konfirmimit të arrestimit të dy qytetarëve do të bëjë kërkesë për t’i vizituar ata në qendrën e paraburgimit ku po mbahen.
“Në momentin e konfirmimit, diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi do të bëjnë kërkesë zyrtare për vizitën e tyre në qendrën e paraburgimit ku janë duke u mbajtur”, ka theksuar MPJD