Në Maqedoninë e Veriut qytetarët votojnë sipas linjës etnike të partive politike. Ky është përfundimi i hulumtimit krahasues të bërë muajt e fundit se si votojnë qytetarët e Maqedonisë.
Pothuajse 41 për qind e qytetarëve maqedonasve të anketuar thanë se votojnë gjithmonë për të njëjtën parti, ndërsa te qytetarët shqiptarët kjo përqindje është 32 për qind.
Ndonëse dy partitë dominuese VMRO-DPMNE dhe LSDM konsiderohen të kenë një organ votues tradicional, krahasimi i zgjedhjeve të vitit 2020 dhe 2024 tregon se votuesit e LSDM-së janë më të gatshëm të “dënojnë” partinë që e konsideronin të ngushtë.
Në bllokun shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim ngelet me një elektorat stabil, duke shënuar dukshëm rejting më të lartë se koalicioni VLEN më gjitha partitë e saj në përbërje.
Nga anketuesit, BDI ka marrë 12.4 për qind përkrahje
- Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka marrë 3.9 për qind
- Lëvizja Besa 1.7 për qind
- Alternativa 1.7 për qind
- Lëvizja Demokratike 1 për qind
- Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës me 0.8 për qind
Sipas të dhënave anketuese, 13 për qind e qytetarëve janë anëtarë të ndonjë partie, ndërsa në vendet e BE-së kjo përqindje është 5.
Hulumtimi, i cili është kryer në disa shtete për 25 vjet, po kryhet këtu për herë të parë nga Instituti për Hulumtime Sociologjike, Politike dhe Juridike me mbështetjen e Institutit për Demokraci “Societas Civilis” Shkup (IDSCS) dhe Programi për Mbështetjen e Zgjedhjeve në Maqedoni (IFES).
Anketa është kryer në terren në një kampion përfaqësues nga data 25 tetor deri më 4 dhjetor.