Në Institutin e Shëndetit Publik dikush ka shkyçur siguresat e rrymës elektrike të dhomave kur ruheshin reagjentët laboratorikë të analizave për sëmundje ngjitëse dhe jongjitëse dhe nuk dihet motivi apo nëse kjo është bërë qëllimisht.
Për Marija Andonovën, UD drejtoreshë e institutit, është i dyshimtë fakti që nga tabelat përçuese me njëqind siguresa janë të fikur vetëm ato të lidhura me frigoriferin dhe shton se siguresat janë të vendosura në korridor ku kalojnë të gjithë të punësuarit.
Për shkak të seriozitetit të pasojave të mundshme të dëmshme në shëndetin e njerëzve që mund të shkaktohen nga një veprim i tillë, si dhe për shkak të mundësisë që bëhet fjalë për krime kundër shtetit si sabotim, prokuroria ka ndërmarr masa.
Rasti u zbulua dje ndërsa sot në Institut po kontrollojnë reagjent pas reagjenti nëse ka dëmtime pasi nuk e dinë me siguri se sa kohë frigoriferët kanë qenë pa rrymë. Drejtoresha bëri të ditur se gjatë ditës do të publikojë një ekspertizë zyrtare ku do të tregohet nëse reagjentët janë në rregull dhe sasia e tyre.
–