Analisti Lirim Mehmetaj ka shkruar për figurën e Tina Kaidanow, e cila kishte paralajmëruar qysh nga 2007 për rrezikun që e ka paraqitur Albin Kurtin për Kosovën dhe qytetarët e saj:
“E nderuara Tina Kaidanow që na paralajmëroi qysh në 2007
Ka ndërruar jetë Tina Kaidanow, ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Këtë grua e kam vlerësuar shumë, sepse ajo qysh herët e kishte kuptuar punën anti-Kosovë të Albin Kurtit.
Në disa kabllograme që u publikuan nga rrjedhja që pati bërë Wikiliks, ajo tregonte se si aktiviteti i Albin Kurtit është i rrezikshëm për Kosovën dhe ai përbën problem për vetë sigurinë e qytetarëve të Kosovës.
Siç thoshte ajo me të drejtë, ky njeri duhet të mbetet në burg, sepse ka prova kundër tij.
“Është në interes të sigurisë publike që ai të mbahet në ndalim/paraburgim”, shkruante pos tjerash e nderuara Kaidanow.
Bëhet fjalë për kohën pak para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, moment që Kurti provoi ta dëmtojë duke shkaktuar trazira në Kosovë, derisa Kaidanow punonte që t’iu ndihmojë shqiptarëve në realizimin e ëndrrës shekullore.”, ka shkruar Mehmetaj në faqen e tij të Facebookut.