©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, ka uruar Radmila Shekerinska për zgjedhjen e saj në postin e zëvendëssekretares së përgjithshme të NATO-s.
Ajo e përgëzoi edhe kryeministrin Hristijan Mickoski për qëndrimin pas kandidaturës së saj.
“Urimet e mia më të përzemërta për Radmila Shekerinska, zëvendëssekretaren e re të përgjithshme të NATO-s, dhe Hristijan Mickoski dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen e kandidaturës së saj. Një konfirmim i fuqishëm i ekspertizës dhe përvojës së Shekerinska-s dhe i rolit të Maqedonisë si një partner i çmuar në NATO dhe SHBA”. thuhet në urimin e Ambasadores Ageler.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com