Sipas Gir, çelësi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian janë reformat, ndërsa thotë se nëse qeveria dëshiron të fillojë bisedimet me Bullgarinë, do të mund ta bëjë këtë në çdo moment, sepse pas zgjedhjeve në vend do të ketë autoritete politike me të cilët do të ishte e mundur të bisedohej.
“Nuk keni ngecur sepse çelësi i hyrjes në BE janë reformat. Dhe asgjë nuk e ndalon Qeverinë në zbatimin e reformave. Në fakt, Qeveria ka një mazhorancë shumë të fortë, një mazhorancë që nuk e ka pasur asnjë qeveri në periudhën e fundit, prandaj mund t’i qasen reformave që kanë deklaruar në programin e tyre. Shumë prej tyre janë në përputhje me procesin e antarësimit. Mendoj se tani është koha për një qasje energjike ndaj reformave. Dhe ne po flasim për këtë edhe me ministrat”, tha Gir.
Ndryshe, në raport me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.