Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, është duke përcjellë nga afër procesin zgjedhor në tërë Kosovën, duke kaluar pjesën më të madhe të ditës nga komuna në komunë.
Së fundmi ai vizitoi Novobërdën dhe Gjilanin, duke u takuar me ekipin mbikëqyrës të zgjedhjeve.
Ai tha se kanë mbetur edhe 90 minuta deri në mbyllje të qendrave të votimit dhe se është kënaqësi të shohësh shumë qytetarë të dalin në zgjedhje.
“Kanë mbetur edhe 90 minuta për të shfrytëzuar të drejtën për të dalë dhe votuar!! Ishte e mrekullueshme të isha me ekipin tonë të mbikëqyrjes së zgjedhjeve në Novobërdë dhe Gjilan, duke parë shumë njerëz nga komunitete të ndryshme duke bërë pikërisht këtë”, shkroi Hargreaves.
Still 90 minutes left to use your right to go out and vote!!
It’s been great being with our #Electionswatch team in Novo Brdo and Gjilan, seeing lots of people from different communities doing just that. pic.twitter.com/kMe9gkoyP7
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) February 9, 2025