49
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka njoftuar se nesër do të paraqitet në Facebook, nga ku ka paralajmëruar se do ta japë “lajmin e madh”.
Nesër në orën 11:00, kryetari i BDI-së do të flasë drejtpërdrejt. Kështu thuhet në njoftimin në faqen e Ali Ahmetit në Facebook.
Ndërsa zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, BDI-ja, të paktën deri më tani, nuk ka vendosur ende nëse do të garojë e vetme, apo në ndonjë koalicion.
