Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, është përballur me akuza të rënda për shkelje të rregullave të prokurimit publik. Komuna e Hysenit ka anashkaluar procedurat ligjore dhe ka vendosur kritere të paarsyeshme për tenderët, duke i favorizuar disa projekte të caktuara, shkruan Demokracia.com.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka zbuluar se në katër raste të veçanta, komuna ka lidhur marrëveshje për projektimin dhe punimin e skulpturave monumentale pa ndjekur procedurat e kërkuara, gjë që ka rezultuar me një shpenzim mbi 100 mijë euro.
Rregullorja nr. 001/2022 për prokurim publik, neni 55.10 thotë se konkursi i projektimit fillohet me publikimin e njoftimit të konkursit për projektim të përgatitur sipas nenit 75 të Ligjit të Prokurimit Publik. Njoftimi i projektimit duhet të përmbajë nëse zbatohet procedura e hapur apo e kufizuar dhe të gjitha informatat që kërkohen me procedurën e hapur apo të kufizuar; Nëse kandidatët duhet të posedojnë ndonjë kualifikim specifik profesional apo të barasvlershëm; Kriteret që do të zbatohen në vlerësimin e projekteve; Numrin dhe vlerën e shpërblimeve që do t’u jepen pjesëmarrësve; Nëse një kontratë pas konkursit do t’i jepet fituesit.
Zyra Kombëtare e Auditimit – ZKA ka gjetur se në katër raste, komuna ka lidhur marrëveshje për projektimin dhe punimin e skulpturave monumentale pa u aplikuar procedurat e prokurimit, por vetëm përmes thirrjes publike. Vlera e pagesës për këto projekte ishte 113,770 euro.
Sipas auditorit, kjo kishte ndodhur për shkak të mosfunksionimit të duhur të kontrolleve të brendshme, që ka rezultuar me kontrata publike, duke mos respektuar kërkesat ligjore,
“Anashkalimi i procedurave të prokurimit, përveç që dëmtojnë konkurrencën, transparencën e procesit, efikasitetin dhe efektivitetin e veprimeve, po ashtu rrisin rrezikun e mosarritjes së vlerës për paranë e shpenzuar dhe mundësisë së përballjes me vështirësi apo edhe humbje financiare të komunës”, ka konstatuar ZKA, e cila ka rekomanduar kryetarin e komunës që duhet të sigurojë se janë zbatuar kërkesat e kornizës ligjore për procedurat e prokurimit për të gjitha punët të cilat janë objekt i prokurimit publik.
ZKA-ja i ka dhënë disa rekomandime Komunës së Gjilanit lidhur me të gjeturat për vitin fiskal 2023, që shkeljet t’i adresojë:
2024_2fd91838-f5ef-459d-9d0d-a6c4b34dfeff.pdf (zka-rks.org)
/Demokracia.com/