7
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Mëngjesin e sotëm ka pasur kërcënime me bomba në disa shkolla të Shkupit.
Sipas informacioneve të para, ka pasur evakuim në shkollën fillore “Petar Zdravkovski” në Butel.
Po ashtu, fëmijët janë evakuuar nga shkolla fillore “Kiro Gligorov”, nga ku nxënësit janë kthyer në shtëpi, sipas informacioneve jozyrtare. Ka pasur gjithashtu kërcënime me bomba edhe në shkollën e mesme “Josip Broz Tito”.
Gjithashtu Klan Maqedoni mëson se njoftime për bomba ka pasur edhe në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë.
Kërcënime ka pasur në rreth gjashtë shkolla, njoftojnë burime nga MPB.
Në disa shkolla, pas kontrolleve të kryera nga MPB, mësimi ka vazhduar.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com