Alarm për bombë në një shkollë në Leshak, evakuohen nxënësit dhe mësimdhënësit

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Stana Baçanin” në fshatin Leshak të Leposaviqit janë evakuuar mëngjesin e sotëm, pas një mesazhi të dërguar në adresën elektronike të shkollës, ku pretendohej për praninë e mundshme të një mjeti shpërthyes.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *