Policia e Kosovës aktualisht është duke zhvilluar një aksion në disa qendra në veri të Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëvendësdrejtori i policisë për Mitrovicën Veriore, Veton Elshani.
“Me 08 shkurt 2025 një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ne kishim arrestuar 4 persona (zyrtar të Qendrës për Pune Sociale në Zubin- Potok) në lidhje me veprën cenim i përcaktuesve të votuesve”, tha Elshani.
Sipas tij, në zyrat e qendrës për pune sociale e cila ishte një strukturë paralele-ilegale dyshohej se i kanë thirrur qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyru apo udhëzu se si të votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie të caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
“Në fakt këta zyrtar të qendrës për pune sociale e cila ishte në strukturë paralele-ilegale dyshohej se kanë thirre qytetar të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyru apo udhëzu se si të votojnë duke i kushtëzu ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie të caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Lidhur me punën tone hetimore ne e kemi njoftuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga të cilët kemi kërkuar që të na lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qëllim të zbulimit të provave me të cilat do të vërtetohet saktë mënyra e veprimit te këtij aktiviteti te kundërligjshëm e që cilësohet si falsifikim i dokumenteve.
Prokuroria Themelore ne Mitrovicë e ka aprovuar kërkesën tonë dhe e ka dërgu mandej kërkesën e vet për urdhër të kontrollit në gjykatë gjë të cilën edhe e ka marrë dhe tani jemi ne kontroll te këtyre qendrave me urdhër të gjykatës. Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do të njoftojmë prokurorin me gjetjet e cila mandej do të vendosë për hapat e mëtejmë”, tha Elshani./Indeksonline/