Gjatë realizimit të një operacioni policor me autorizim nga prokuroria, janë kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme ku janë arrestuar një shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në kërkim policor.
Të arrestuarit dyshohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike
Ndërsa në cilësi të provave materiale janë sekuestruar, një peshore digjitale, një fishekë, një antiplumb, 4 USB, 1 SD Card si edhe disa shënime të pasqyrave bankare.
“Blerje, posedim, shpërndarje, shitje e paautorizuar e substancave narkotike. Gjatë realizimit të një operacioni policor me autorizim nga prokuroria janë kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale: një peshore digjitale, një fishekë, një antiplumb, 4 USB, 1 SD Card si dhe disa shënime të pasqyrave bankare. Një mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /