Antidroga e Policisë së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një aksionin në Ferizaj ku ka arritur të vë në pranga dy persona që merreshin me shitjen e substancave narkotike.
Në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve, policia sekuestroi edhe mbi 15 mijë euro kesh. Aksioni është zhvilluar rreth orës 20:00 ku përveç parave policia sekuestroi edhe disa paktime të mbushura me mariuhanë, të gatshme për t’u shitur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohen kryerjen e veprës së lartcekur. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë dhe objektet përcjellëse e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme në vlerë rreth 15,361,32 euro, 110 franga zvicerane, katër telefona celularë, një thikë flutur, një mulli për bluarje të substancës, një kavanoz qelqi, dy pako me letra për mbështjellje të Marihuanës, 34 paketime me foli alumini me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 33.00 gram”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit të rastit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, kurse njëri është dërguar në mbajtje. Hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/