©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. B., 35 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor “Poliçan-Çorovodë”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip “Mitsubishi”, që ishte në përdorim nga patrulla e qarkullimit rrugor që po kryente shërbimin në këtë aks rrugor.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar punonjësi i Policisë që drejtonte automjetin, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com