Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur pak pas mesnatës në rrugën Kllokot-Viti.
Viktima ishte pasagjer në një veturë, e cila është vetërrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftoj se me datën 01.11 2024, rreth orës 01:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në aksin rrugor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore ka humbur kontrollin mbi automjetin, dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur. Si pasojë, pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku”, ka thënë Hashani.
Mësohet se edhe drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan.