Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK në orën 10:00 duke zbatuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që i caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje. Masa të shtuara policie para SPAK. Paralelisht sot në GJKKO është seanca paraprake në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’ për të cilën kreu i PD-së akuzohet për korrupsion.
‘Anëtari i bandës së Elbasanit komunikoi me Ballën’, Berisha: I kërkuan Taos arrestimin e kundërshtarëve dhe si garanci mori vota në 2021
‘Sali Berisha i ka sulmuar do ti sulmojë të gjithë’ Ja çfarë deklaroi kryetari i PD-së pasi doli nga SPAK
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK në orën 10:00 duke zbatuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që i caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Megjithëse organizimi nisi prej të shtunës, vetëm një grusht militantësh dolën para SPAK për të mbështetur kryetarin e PD-së i marrë i pandehur për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’
Pasi qëndroi 5 minuta brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, Berisha vijoi sulmin me gjuhën intimiduese ndaj Prokurorisë së Posaçme duke e quajtur ‘organizatë kriminale që fle mbi dosje kriminale, ndërsa kreun, Altin Dumani si ‘kryekrimineli elektoral”
Sali Berisha i ka sulmuar do ti sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin, kurrë njerëzit e ndershëm. Berisha ka sulmuar dhe do faktojë se si Dumani flen mbi dosje krimi” tha kryetari i PD-së pasi doli nga SPAK.
Berisha është marrë i pandehur për çështjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ dhe në orën 11:30 në GJKKO pritet të mbahet seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani, ku gjyqtarja Davidhi pritet të vendosë kalimin apo jo për gjykim, që do ta bënte Berishën zyrtarin më të lartë të shtetit shqiptar në 34 vite demokraci, që del në një proces gjyqësor si i pandehur zyrtarisht për korrupsion.
Masa e sigurisë për Berishën u rikthye më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi. Kujtojmë që masa e parë detyrim paraqitjeje të dhënë më herët nga gjyqtarja Irena Gjoka, nuk u zbatua nga Berisha, gjë që detyroi SPAK të kërkonte ashpërsimin e masës në arrest në shtëpi”, duke përfunduar kështu për 11 muaj në arrest shtëpie, që nga 30 dhjetori 2023 deri në 27 nëntor 2024.
Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.