Kampioni i botës, Zelimkhan Abakarov nuk ka mundur t’i sigurojë një medalje Shqipërisë pasi u eliminua në fazën çerekfinale. Abakarov u përball me indianin Aman Aman, por pa mundur të kaloj më tej, pasi rivali i tij siguroi një fitore të pastër 12-0. Aman mbylli periodën e parë 3-0 me pikë, ndërsa në të dytën mori dhe 9 pikë të tjera duke eliminuar Abakarov.
Mundësi kuqezi i bëri një nisje të mirë Lojërave Olimpike teksa në fazën e 1/8 mposhti mundësin nga Guniea Bisau me rezultatin 7me6. Më pas humbja me mundësin nga India komplikoi në maksimum gjërat për vendin tonë, kishte shpresë për një “ripeshkim” të mundshëm, por indiani nuk ia doli të kualifikohej në finale, çka e bëri të pamundur marrjen e një medalje për ne.
Ndërkohë, mbeten në lojë dy mundësit e tjerë Valiev dhe Dudajev.