Në muajin nëntor të vitit që lamë pas, numri i fluturimeve të realizuara ishte 995, ose 39,6 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 311 mijë e 220, ose 38 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Po ashtu sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin nëntor 2024, numri i udhëtarëve me tren ishte 5 mijë 526, ose 4,4 për qind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, sasia e mallrave të transportuara me tren në neto ton ishte zero.
Ndërsa, në muajin nëntor 2024, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 67 mijë e 732, ose 2,4 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2 milionë e 129 mijë e 723, ose 37,1 për qind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, nëntor 2023.