Ka vetëm një sasi të kufizuar të mendimeve që shumica prej nesh mund të kryejmë në mendje. Provoni të ndani 16,951 me 67 pa përdorur laps e letër. Apo një llogaritës. Provoni të bëni blerjet javore pa listën mbi faturën e javës së kaluar. Ose në telefonin tuaj.
Duke u mbështetur tek këto pajisje për të na e bërë jetën më të lehtë, a po bëhemi më të zgjuar apo më budallenj? A kemi shkëmbyer efikasitetin me një afrim të pandalshëm drejt budallallëkut si specie?
Kjo pyetje është veçanërisht e rëndësishme për t’u konsideruar kur bëhet fjalë për teknologjinë e inteligjencës artificiale gjenerative si ChatGPT, një chatbot i AI në pronë të kompanisë teknologjike OpenAI, që në momentin e shkrimit përdoret nga 300 milionë njerëz çdo javë.
Sipas një studimi të fundit nga një ekip studiuesish të Microsoft dhe Universitetit Carnegie Mellon në SHBA, përgjigjja mund të jetë po. Por ka më shumë për t’u treguar.
Të menduarit mirë.
Studiuesit vlerësuan sesi përdoruesit e perceptojnë ndikimin e AI gjenerative në të menduarit kritik të tyre.
Përgjithësisht, të menduarit kritik ka të bëjë me të menduarit mirë.
Një mënyrë si e bëjmë këtë është duke krahasuar proceset tona të të menduarit me norma dhe metoda të pranuara të arsyetimit të mirë. Këto norma përmbajnë vlera si saktësia, qartësia, thellësia, përkatshmëria dhe koherenca e argumenteve.
Faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në cilësinë e të menduarit përfshijnë ndikimin e botëkuptimeve ekzistuese, paragjykimet njohëse dhe mbështetjen tek modele mendore të paplota ose të pasakta.
Autorët e studimit kanë përvetësuar një përkufizim të të menduarit kritik nga psikologu amerikan i edukimit Benjamin Bloom dhe bashkëpunëtorët e tij në vitin 1956. Ky përkufizim nuk është me të vërtetë një përkufizim, por një klasifikim hierarkik të aftësive njohëse, si kujtesa e informacionit, kuptimi, aplikimi, analiza, sinteza dhe vlerësimi.
Autorët theksojnë se kanë preferuar këtë kategorizim, i njohur si “taksonomi”, sepse është i thjeshtë dhe i lehtë për t’u zbatuar. Por që prej krijimit të tij, kjo skemë ka rënë në mospëlqim dhe është kundërshtuar nga Robert Marzano dhe madje edhe nga vetë Bloom.
Problemi qëndron në supozimin se aftësitë njohëse ndjekin një hierarki ku aftësitë “më të larta” varen nga ato “më të ulëtat”. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Për shembull, vlerësimi, që shihet si një proces kulmor, mund të jetë fillimi i një hulumtimi ose mund të jetë fare i lehtë në disa kontekste.
Një problem tjetër i përdorimit të kësaj taksonomie është se shumë produkte të AI e përdorin si udhëzues për prodhimet e tyre. Kështu, ky studim mund të interpretohet edhe si testim i aftësisë së AI për të ndikuar se si përdoruesit e perceptojnë të menduarit kritik.
Gjithashtu, në këtë skemë mungon një aspekt thelbësor i të menduarit kritik: kritiku jo vetëm përformon aftësi të ndryshme njohëse, por i kryen ato me cilësi të lartë, sepse ka një interes të sinqertë për të vërtetën, diçka që AI nuk e ka.
Besimi i lartë tek AI lidhet me më pak të menduar kritik
Një studim i botuar më parë tregoi “një lidhje negative të ndjeshme mes përdorimit të shpeshtë të mjeteve të AI dhe aftësive të të menduarit kritik”.
Studimi i ri e thellon më tej këtë ide. Ai anketoi 319 punonjës të fushës së njohurive si mjekë, mësues dhe inxhinierë, të cilët diskutuan 936 detyra që kishin kryer me ndihmën e AI gjenerative.
Studimi zbuloi se përdoruesit mendonin se angazhoheshin më pak në të menduarin kritik gjatë kryerjes së detyrave, por angazhoheshin më shumë në fazat e kontrollit dhe redaktimit.
Në mjedise pune me rrezik të lartë, dëshira për të prodhuar punë cilësore dhe frika nga pasojat shërben si nxitës të fuqishëm për të menduar kritikisht gjatë rishikimit të rezultateve të AI.
Por në përgjithësi, pjesëmarrësit besonin se rritja e efikasitetit ia vlente më shumë se përkushtimi i kohës për mbikëqyrjen kritike.
Studimi tregoi gjithashtu se personat me besim më të lartë tek AI tregonin më pak të menduar kritik, ndërsa ata me besim më të lartë në vetvete tregonin më shumë aftësi të menduarit kritik.
Kjo sugjeron se AI nuk dëmton të menduarin kritik—mjafton që të ekzistojë që në fillim.
Megjithatë, studimi mbështetet më shumë tek vetëraportimi, i cili shpesh është subjekt i paragjykimeve dhe interpretimeve të gabuara.
Të bëhesh një mendimtar kritik
Studimi në fjalë nënkupton se ushtrimi i të menduarit kritik në fazën e mbikëqyrjes është më i mirë se një mbështetje e verbër tek AI.
Autorët rekomandojnë që zhvilluesit e AI të shtojnë funksione që nxisin përdoruesit të angazhohen më shumë në të menduar kritik.
Por a mjafton kjo?
Të menduarit kritik është i nevojshëm në çdo fazë të përballjes me AI: qoftë kur formulojmë pyetje, qoftë kur analizojmë rezultatet për paragjykime dhe saktësi.
E vetmja mënyrë për të siguruar që AI nuk dëmton aftësitë tuaja kritike është të bëheni një mendimtar kritik para se ta përdorni.
Të bëhesh mendimtar kritik kërkon të identifikosh dhe sfidosh supozimet e pashprehura pas pretendimeve, të vlerësosh perspektiva të ndryshme dhe të përdoresh arsyetim sistematik e bashkëpunues.
Shkumësi dhe tabela e zezë na bënë më të mirë në matematikë. A mund të na bëjë AI gjenerative më të mirë në të menduarin kritik?
Ndoshta po—nëse tregojmë kujdes dhe e përdorim për të sfiduar dhe zhvilluar të menduarit tonë.
Por deri atëherë, gjithmonë mund të marrim masa për të përmirësuar të menduarin tonë kritik në vend që ta lëmë AI të mendojë për ne.
Ka vetëm një sasi të kufizuar të mendimeve që shumica prej nesh mund të kryejmë në mendje. Provoni të ndani 16,951 me 67 pa përdorur laps e letër. Apo një llogaritës. Provoni të bëni blerjet javore pa listën mbi faturën e javës së kaluar. Ose në telefonin tuaj.
Duke u mbështetur tek këto pajisje për të na e bërë jetën më të lehtë, a po bëhemi më të zgjuar apo më budallenj? A kemi shkëmbyer efikasitetin me një afrim të pandalshëm drejt budallallëkut si specie?
Kjo pyetje është veçanërisht e rëndësishme për t’u konsideruar kur bëhet fjalë për teknologjinë e inteligjencës artificiale gjenerative si ChatGPT, një chatbot i AI në pronë të kompanisë teknologjike OpenAI, që në momentin e shkrimit përdoret nga 300 milionë njerëz çdo javë.
Sipas një studimi të fundit nga një ekip studiuesish të Microsoft dhe Universitetit Carnegie Mellon në SHBA, përgjigjja mund të jetë po. Por ka më shumë për t’u treguar.
Të menduarit mirë
Studiuesit vlerësuan sesi përdoruesit e perceptojnë ndikimin e AI gjenerative në të menduarit kritik të tyre.
Përgjithësisht, të menduarit kritik ka të bëjë me të menduarit mirë.
Një mënyrë si e bëjmë këtë është duke krahasuar proceset tona të të menduarit me norma dhe metoda të pranuara të arsyetimit të mirë. Këto norma përmbajnë vlera si saktësia, qartësia, thellësia, përkatshmëria dhe koherenca e argumenteve.
Faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në cilësinë e të menduarit përfshijnë ndikimin e botëkuptimeve ekzistuese, paragjykimet njohëse dhe mbështetjen tek modele mendore të paplota ose të pasakta.
Autorët e studimit kanë përvetësuar një përkufizim të të menduarit kritik nga psikologu amerikan i edukimit Benjamin Bloom dhe bashkëpunëtorët e tij në vitin 1956. Ky përkufizim nuk është me të vërtetë një përkufizim, por një klasifikim hierarkik të aftësive njohëse, si kujtesa e informacionit, kuptimi, aplikimi, analiza, sinteza dhe vlerësimi.
Autorët theksojnë se kanë preferuar këtë kategorizim, i njohur si “taksonomi”, sepse është i thjeshtë dhe i lehtë për t’u zbatuar. Por që prej krijimit të tij, kjo skemë ka rënë në mospëlqim dhe është kundërshtuar nga Robert Marzano dhe madje edhe nga vetë Bloom.
Problemi qëndron në supozimin se aftësitë njohëse ndjekin një hierarki ku aftësitë “më të larta” varen nga ato “më të ulëtat”. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Për shembull, vlerësimi, që shihet si një proces kulmor, mund të jetë fillimi i një hulumtimi ose mund të jetë fare i lehtë në disa kontekste.
Një problem tjetër i përdoresës së kësaj taksonomie është se shumë produkte të AI e përdorin si udhëzues për prodhimet e tyre. Kështu, ky studim mund të interpretohet edhe si testim i aftësisë së AI për të ndikuar se si përdoruesit e perceptojnë të menduarit kritik.