Komuna thotë që është në kompetencë të Higjienës Komunale, e njejta hesht!
Shumë rrugë te Çairit janë të mbushura me mbeturina qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.
“A ëshë kthyer Çairi në një deponi mbeturina përtokë e kontinjerë të stërmbushur gati se çdo rrugë e Çairit është në këtë gjendje”.
“Si nuk është keq, keq është ato që janë në punë duhet t i pastrojnë. Po menjiherë të prek gripi për ashtu edhe kemi se nëse e pastrojnë nuk bëhet këshu sdo kishte gripe”.
“Kjo që po ndodhë në Shkup në këtë vend kjo është katastrof, ne si turist që jemi nga Bosnja këtë që e shohim se kemi pare askund komuna patjetër duhet të ndërrmer diçka të pastrojë këtë vend që të mund që fëmijët të lujnë të jetojnë normal pastaj edhe për të hyrë në Europ duhet patjetër që të jemi të pastërt. Është shumë rend, shumë rend ja mun këtu jeton gruaja ime shiko si është këtu, si do mund që fëmijët të lujnë në park atje ka çerdhe për fëmijë për këtë duhet që të reagoj komuna patjetër”.
Veç kësaj, qytetarët thonë se nga kjo gjendje pësojnë edhe në shëndetin e tyre, ku e kanë të vështirë që të marin ajër duke qenë të rrethuar nga mbeturinat.
“Mjaftë e dëmshme të gjithë jemi të sëmur kemi grip. Ju pengon shumë kjo era? Jo pak po shumë”.
“Shumë gjendje e vështirë nuk duhet të jetë kështu duhet të punojnë edhe qytetarët edhe Qeveria. Shumë, shumë se shife çfarë nuk ka, ka gjëra toksike mbeturina edhe rijnë me kohë të gjatë”
Drejtuam pyetje në Komuna e Çairit nga ku na i tha:
“Mirëmbajtja e higjienës dhe pastërtisë publike është kompetencë e N.P. Higjiena Komunale – Shkup, në kuadër të Qytetit të Shkupit. Kemi apeluar deri te institucioni në fjalë, por nuk ka ndonjë ndryshim konkret”, thane nga Komuna e Çairit.
Televizoni Klan Maqedoni dërgoj pyetje deri tek NP “Higjiena Komunale”, por pa përgjigje.
“Përgjigjen e pyetjes me shkrim nuk e morrem, erdhem edhe këtu për të takuar drejtorin ose ndonjë përgjegjës por të njejtin nuk mundem t I takojmë për shkak se siç na thane shumë ditë më herët duhet lajmruar për një deklaratë”.
Derisa Televizioni Klan Maqedoni dhe opinion po presint përgjigjen nga NP”Higjiena Komunale”, banorët e Çairit do të vazhdojnë të bashkëjetojnë në mbeturinat në këto temperatura të larta.