Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, nuk do të garojë.
Ai ka thënë se me disa persona, figura të çështjes kombëtare kanë synuar krijimin e një partie të re politike, pasi siç ka thënë ai këto aktualet nuk kanë dallime.
Por, ai ka thënë se matjet që kanë bërë ka dalë se ata nuk mund të kalojnë pragun dhe për këtë ai nuk do t’i hyjë garës.
“Partitë politike aktuale nuk kanë ndonjë dallim në esencë, ne me shokët tanë nuk kemi arrit me ndërtu një grup që ka mundësi me u qas në mënyrën se si qasna unë në Kuvendin e Kosovës. Ne kemi bë përpjeke me ndërtua një subjekt politik, me hy në garë dhe në këtë garë me kaluar pesë përqindëshin dhe kalkulimet që po i bënë grupi jonë, nuk kemi mundësi me kaluar pesë përqindëshin. Nuk do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit, sepse në politikë kam hy për mision kombëtar”, tha Humolli në Tëvë1.