Zgjedhjet në Serbi/ Ministri Ferit Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës : Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë masivisht në votime.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha thekson se pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike dhe një mundësi për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

Ai nënvizon se çdo votë ka rëndësi dhe se pjesëmarrja e lartë forcon zërin e shqiptarëve për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e tyre në Luginën e Preshevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *