Muri i ujëmbledhësit të hidrocentralit Sasaj në Bunec të Lukovës është çarë mesditën e sotme duke shkaktuar përmbytje në fshatrat Lukovë dhe Bunec. Uji dhe balta ka shkaktuar bllokim për gati 2 orë të rrugës nacionale Bunec – Lukovë e cila ka qenë e kalueshme vetëm nga automjetet e rëndë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:38.
Uji dhe balta ka shkaktuar bllokim për gati 2 orë të rrugës nacionale Bunec – Piqeras e cila ka qenë e kalueshme vetëm nga automjetet e rëndë. Ende të paqarta shkaqet e çarjes së murit rrethues të ujëmbledhësit që çon ujin në digë. Ndërkohë furnizimi i kanalit nga burimi i lumit Kalasë është ndërprerë.
“Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje” informoi ministria e Mbrojtjes duke saktësuar se ujëmbledhësi i Sasajt ishte ndërtuar në vitin 2010
Nuk ka probleme në njerëz. Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës. Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.
Në një reagim telefonik për Report Tv, prefekti i Vlorës, Plator Nesturi në orën 14:50 deklaroi se situata është nën kontroll, rruga nacionale është liruar ndërsa do të bëhet dhe vlerësimi i dëmeve materiale.
“Deri tani janë 12 biznese që janë dëmtuar, ndërsa nuk ka rrezik për banorë dhe se rruga Bunec – Lukovë është e hapur, nuk ka më rrjedhje nga HEC. Janë marrë masat për devijimin e ujit’ tha Nesturi
Hidrocentrali Sasaj është ndërtuar nga kompania ENERGO-SAS, e AGNA (ISH ANONIME KAKAVIJE) me aksionerë Aleksandër Naçi, 5%, Kosta Sotiri 32.5%. Vasil Naçi 32.5% dhe Kristo Naçi 30%
Punimet për HEC-in Sasaj kishin nisur 4 vite më parë, ndërsa vitin e kaluar banorët protestuan kundër ndëtimit të këtij HEC pasi u kishte dëmtuar rrugën.
Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik. Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera. Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence. informoi sot policia e Vlorës në orën1 14:00
Hec Sasaj furnizohet me ujë nga burimi i lumit Kalasë