Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për arritjen e marrëveshjes së Armëpushimit në Gaza
Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme Bajram Begaj
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për arritjen e marrëveshjes së Armëpushimit në Gaza.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Begaj shprehet se zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon.
“Pëshendes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon”, shkroi Begaj në X.
Pas më shumë se një vit konflikti të përgjakshëm, Izraeli dhe Hamasi rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi, duke ndezur shpresën për një hap të rëndësishëm drejt paqes afatgjatë në rajon.
Kryeministri i Katarit, ndërmjetësuesi kryesor i negociatave, njoftoi se armëpushimi do të hyjë në fuqi më 19 janar. Rrugët e Rripit të Gazës u mbushën me drita, brohoritje dhe gëzim, teksa mijëra palestinezë festonin me shpresë një të ardhme më të qetë pas lajmit historik.