Deputetja e Frontit Europian, Arbana Pasholli ka reaguar ndaj deputetit të VLEN-it, Halil Snopçe i cili tha se Ilire Dauti do të mbetet kryetare e Komisionit edhe pas interpelancës.
Pasholli tha se VLEN duhet të mbajë përgjegjësi për këtë veprim, sepse po realizohet qëllimi për miratimin e ligjit të “branitellave” dhe shkarkimi i Dautit nga Komisioni për Politikë Sociale.
Reagimi i plotë:
Një sqarim për opinionin publik dhe për hutinë e krijuar nga z. Halil Snopçe se votimi i interpelancës për znj. Ilire Dauti si Kryetare e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini nuk do të thotë shkarkim i të njëjtës nga pozita e Kryetares!
E vërteta qëndron në faktin se votimi i interpelancës hap rrugën që, Komisioni për zgjedhje dhe emërime i udhëhequr nga VMRO, të vazhdojë procedurën për shkarkimin e znj. Ilire Dauti nga posti i Kryetares të Komisionit!
Me këtë rast VLEN jo vetëm që nuk duhet të rreh kraharorin që nuk paska mbështetur interpelancën e znj. Ilire Dauti por duhet të mbajë përgjegjësi për lojën e pisët që shkarkimi i saj të bëhet i mundur dhe kështu ti hapin rrugë edhe realizimit të qëllimit me Ligjin e ashtuquajtur për “branitellat”!
E drejta vonon por nuk harron!
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com