©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Nesër më datë 12 janar do të anullohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas. Parashikohet që era të fryjë e fuqishme nga verilindja. Forca e detit 8 deri 9 ballë, kurse trageti i linjës Ankona -Durrës do të lundrojë.
Po ashtu, parashikohet që tragetet e linjës Bari-Durrës dhe anasjelltas të rinisen të hënën në mbrëmje (13 janar) nga të dyja brigjet.
Ndërkohë, agjencitë detare kanë njoftuar pasagjerët për anulimin. Edhe anijet tregtare dhe peshkarexhat do të qëndrojnë në kalata deri në përmirësimin e motit.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com