Kryeqyteti ynë shumë shpejt pritet të bëhet me një thertore publike, një investim që pritet të ketë ndikim të konsiderueshëm në infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik të zonës. Kjo pasi komuna, e cila udhëhiqet nga kryetari Përparim Rama, ka arritur të finalizojë me sukses marrëveshjen për tenderin e radhës, që ka të bëjë me ndërtimin e thertores.
Ky projekt i rëndësishëm është një hap i madh për qytetin dhe do të sigurojë kushte më të mira për përpunimin e produkteve bujqësore dhe ndihmon në rritjen e efikasitetit të industrisë agroushqimore.
Për realizimin e ndërtimit të thertores, komuna fillimisht kishte ndarë një shumë prej 3,500,000.00 euro. Sidoqoftë, pas analizave dhe procedurave të tenderimit, ky tender është arritur të finalizohet për një shumë më të ulët, konkretisht 2,877,777.78 euro, shkruan IndeksOnline.
Tenderi i është besuar operatorik ekonomik “Alfa.i”.