previous post
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
KFOR ka njoftuar se batalioni Kinetik i Komandës Rajonale ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi në komunën e Istogut.
Aktivitetet u zhvilluan në kushte ekstreme për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës në terren ku vepronin ushtarët italianë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë banorët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com