E ftuar në studion e “Opinion” si personazhe e vitit 2024, Albertina Jaçe ndan më shumë detajet për arritjet e aeroportit. Ajo dha lajmin se shumë shpejt aeroporti do të ketë një fasadë të re.
Albertina Jaçe: Në datën 9 Dhjetor ne arritëm pikërisht pasagjerin tonë të 10 milion-të që shkeli aeroportin e Tiranës dhe ishte një arritje shumë e madhe. Jemi shumë të lumtur për këtë arritje dhe dua të them se ishte rezultati i një pune të palodhur, sidomos 3 vitet e fundit ku janë bërë një sërë investimesh si në infrastrukturë, si në kapacitet e terminalit, përqasja e teknologjisë së fundit e cila i ka dhënë një dorë shumë.
Blendi Fevziu: Sa janë të huaj dhe sa janë shqiptarë?
Albertina Jaçe: Numri më i madh i pasagjerëve vazhdojnë të jenë pasagjerë shqiptarë, patjetër që po ku një numër shumë të lartë e mbajnë pasagjerët nga Kosova.
Blendi Fevziu: Vura re një statistikë që më çuditi vura re që kishte 1 milionë e ca grekë, 900 e ca mijë malazezë dhe rreth 1 milionë e gjysmë me pasaporta të Kosovës, pra po kthehet në një aeroport rajonal.
Albertina Jaçe: Po bëhet një pikë rajonale. Ajo që e ka ndihmuar shumë është pikërisht kjo përqasja e kompanive ajrore jo vetëm tradicionale, por dhe kompanitë “low cost”, të cilët kanë mundësinë e rritjes së numrit të destinacioneve në një mënyrë shumë të jashtëzakonshme. Kanë sjellë shumë destinacioen për çmime shumë të volitshme, shumë të arsyeshme dhe ka bërë mundësinë e lidhjes së Shqipërisë duke e kthyer Shqipërinë në një pikë shumë të volitshme strategjike për të gjithë rajonin, sidomos për Ballkanin Perëndimor.
Albertina Jaçe dha gjithashtu lajmin se shumë shpejt aeroporti do të ketë një fasadë të re.
Albertina Jaçe: Investimet vazhdojnë, destinacionet do të rriten patjetër që po. Dua të them që investimet tani do të marrin një pamje me një vizion ambicioz me një pamje më moderne ne kemi bërë një bashkëpunim me arkitektin e njohur Marco Casamonti, i cili do të bëjë një fasadë të bukur dhe shumë moderne që do e shohim shumë shpejt.
Bashkangjitur fluturimeve sa i përket periudhës nga 1 Janari e deri më 10 Nëntor të vitit 2024, Albertina Jaçe habiti me shifrën e numrit të vizitorëve gjatë një dite të vetme.
Albertina Jaçe: Gjatë fluksit të lartë të verës ne kemi arritur dhe vlerën e mbi 250 fluturimeve në ditë, që në numër pasagjerësh është mbi 45 mijë pasagjerë.