Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes.
Ai ka shkruar një letër duke uruar të gjithë ata që festojnë sot, teksa theksin e ka vënë tek vlerat njerëzore siç janë dashuria dhe mirësia.
Letra e presidentit Begaj:
Të nderuar bashkëqytetarë të krishterë,
Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja!
Krishtlindja, kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqes, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen.
Për të gjitha familjet shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, uroj Krishtlindje të gëzuara,
shëndet, paqe dhe lumturi!
Gëzuar!
Top Channel