©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafik, për kujdes të shtuar dhe përshtatje të shpejtësisë në këto kushte atmosferike dhe reshje.
Policia, gjithashtu ka bërë të ditur që të ketë mbajtje të distancës mes mjeteve gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftim.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com