Ndalimi i TikTok në Shqipëri është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për t’i bërë shkollat më të sigurta.
Kështu shkruan media amerikane “THE HILL” mbi vendimin e qeverisë shqiptare për të ndaluar përdorimin e TikTok për një periudhë një vjeçare.
“Autoritetet kanë mbajtur më shumë se 1000 takime me mësues dhe prindër që nga vdekja e 14 vjeçarit”, shkruhet në artikull.
“THE HILL” pasqyron edhe deklaratat e Kryeministrit Rama kur thotë se ky ishte një vendim i menduar me kujdes dhe i konsultuar gjerësisht me komunitetin e prindërve në të gjitha shkollat.
“Ndalimi i TikTok për një vit në Shqipëri nuk është një reagim i nxituar ndaj një incidenti të vetëm, por një vendim i menduar me kujdes dhe i marrë në konsultim me komunitetet e prindërve në shkollat në të gjithë vendin”, deklaroi Rama.