©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Pas vendimit të qeverisë për të mbyllur platformën TikTok kanë qenë të shumta reagimet edhe nga opinioni publik.
Media Shqiptarja.com ka zhvilluar një sondazh online ku ka pyetur shqiptarët se si e vlerësojnë mbylljen e TikTok-ut për një vit dhe 81,3% e tyre e kanë cilësuar si një vendim të drejtë.
Vetëm 13,8% mendojnë se ishte një vendim i gabuar, ndërsa 4,9% janë përgjigjur se nuk e dinë.
Në këtë sondazh, ku kanë dhënë mendimin e tyre mbi 3 mijë shqiptarë, dukshëm opinioni publik mbështet vendimin për ta mbyllur këtë rrjet social për një periudhë një vjeçare.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com