Nesër do të mbahet seanca e përbashkët mes Qeverisë Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës.
Sipas njoftimit, mbledhja do të filloj nga ora 11:00.
“Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun Për: Media,Lënda: Njoftim, Data: 20 dhjetor 2024, Dita: E premte Seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Vendi: Kuvendi i Kosovës Koha: 11:00″, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur edhe agjenda.
Agjenda
Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës
Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar
Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës
Sh.T.Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)
Sh.S.Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)
Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
Z. Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Z. Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
Z. Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
(3 min)
Z. Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Z. Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
(5 min)
Z. Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)
Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Mbyllja e Punimeve./Indeksonline/