Kryeministri Hristian Mickoski, i cili prej dje qëndron për vizitë në Bruksel, sot do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), ku temat kryesore do të jenë përgatitjet për Këshillin e sotëm Evropian dhe zgjerimin e BE-së
Nikoqir i Samiit do të jenë kryetari i EPP, Manfred Veber, ndërsa në të krahas Mickoskit dl të marrin pjesë edhe liderët e tjerë të partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane nga BE-ja dhe nga Ballkani Perëndimor, si dhe kryetaret e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe Roberta Mecola.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Mickoski është shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço mucunski dhe ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtrezani.
Dje, në ditën e parë të që ndrimit në Bruksel, Mickoski mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa kishte edhe takime dypalësheme përfaqësuesen e lartë të Unionit për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kalas dhe me kryeministrin e Spanjës dhe Polonisë, Pedro Sançez dhe Donald Tusk.